HOME GLOBAL DISTRICTS CLUBS MISSING HISTORIES PAUL HARRIS PEACE
PRESIDENTS CONVENTIONS LIBRARY WOMEN THE ROTARY FOUNDATION COMMENTS PHILOSOPHY
SEARCH RGHF FORUM FACEBOOK JOIN RGHF COMMITTEE RGHF RECENT POSTS
  Rotary's memory since 11 october 2000
Email Newsletter icon, E-mail Newsletter icon, Email List icon, E-mail List icon Become an RGHF Subscribing Member and receive our newsletters
 "I don't mind my inbox being flooded by e-mails from RGHF. They are so informative and it makes me appreciate more the wonderful world of Rotary." Anonymous

THE DISTRICT 2481 HISTORY
Prepared by the district and not verified by Rotary Global History

ROTARY NĖ KOSOVĖ
D-2481

Historia Rotary nė Gjuhėn Shqipe

ENGLISH

Shndėrrimi i marrėsit nė dhėnės

Kosova ėshtė pranuar nė Rotary International me 4 Nėntor 2005, me kėtė Kosovarėt bėhen anėtar tė familjes sė madhe Rotary dhe tė barabartė me mbarė botėn. Rotary Club Peja ėshtė klubi i parė i zyrtarizuar me 30 Qershor 2006. RC Peja ėshtė sponzoruar nga RC Podgorica nga Mali i Zi dhe Indio Sunrise Rotary Club, Kaliforni, SHBA.

Rotarianėt Kosovar janė duke promovuar vlerat Rotary dhe implementuar projekte ne shėndetėsi, edukim-analfabetizėm, mjedis, ujė, programe pėr bursėn ambasador dhe kėmbim studentėsh, projekte nė ndihmė tė varfėrėve etj. Tė ndihmuar nga Gift Of Life (GOL) kemi dėrguar njė fėmijė pėr intervenim kirurgjik nė zemėr nė SHBA. Ndihmojmė financiarisht projektin Polio plus dhe bashkepunojmė me Klubet Rotary nė Europė, SHBA, dhe mbarė globin.
Rotary, kjo organizatė e shkėlqyeshme, e fuqishme, e suksesshme,  kujdesėse  dhe e respektuar ka ndikuar dhe ndryshuar jetėn tonė! Rotary ka mundėsuar qė Kosovarėt tė jenė tė barabartė! Rotary ka transformuar marrėsin nė dhėnės! Rotary ka zgjėruar rrethin e shokėve! Kemi mėsuar se Rotarianėt jo vetėm flasin pėr tė bėrė punė tė mirė… por ata bėjnė punė tė mirė! Kemi mėsuar se Rotarianėt ndajnė tė mirat! Rotary kujdeset! Rotary udhėheq! Rotary shtrinė dorėn! Rotary jetėson ėndrrat dhe e Ardhmja Rotary ėshtė nė duart tona!

Rotarianėt Kosovar identifikojnė kėrkesat dhe implementojnė projekte tė cilat kanė ndikim nė komunitet duke ndryshuar jetėn e njerėzėve tė zakonshėm. Duke promovuar sherbimin Rotarian dhe ndjenjėn e mirė tė dhėnjes, jemi bėrė tė suksesshm nė “Shndėrrimin e marrėsėve nė dhėnės”. Rotary nė Kosovė ėshtė e njohur si organizatė shėrbyese dhe Rotarianėt si dhėnės. Pėr ju, po e dalloj, njė projekt prej mė shumė se njėqind projekteve tė implementuara gjėrė mė sot, projektin nė “Nė vijė tė detyrės”. Pas luftės, Kosova ėshtė pa fond pensional.
Familjet e policėve tė vrarė nė detyrė, kanė qenė pa tė drejtė nė pension apo ndihmė tjetėr financiare. Rotarianėt Pejan, tė ndihmuar nga Indio Sunrise Rotary Club, Kaliforni, kanė inicuar dhe financuar kėtė projekt tė rėndėsishėm, duke siguruar ndihm financiare pėr jetesė pėr familjet e policėve tė vrarė nė detyrė. Projekti nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshėm ka promovuar organizatėn tonė shėrbyese. Pas dy viteve, Qeveria dhe Policia e Kosovės kanė marrė pėrsipėr kėtė projekt dhe pėrkujdesjen pėr kėto familje.

Kosova ėshtė vend i suksesshėm dhe me rritje tė shpejtė Rotary nė rajon. Tani pėr tani kemi shatė Klube Rotary:

  1. ·        Rotary Club Peja

  2. ·     Rotary Club Prishtina

  3. ·     Rotary Club Gjakova

  4. ·     Rotary Club Prizren

  5. ·     Rotary Club Ferizaj

  6. .     Rotary Club Mitrovicė dhe

  7. ·     Rotary Club Prishtina International 

Nė kohė tė fundit, Rotary Club Ferizaj dhe Rotary Club Peja, kanė pėrkthyer dhe publikuar/shtypur librin “ABC e Rotary” nė Gjuhėn Shqipe. Libri do ndihmoi shtrirjen e mėtejme tė shėrbimit dhe idealit Rotary. Rotary Club Prizren ka pėrkthyer “Ēka ėshtė Rotary” dhe kopja elektronike i ėshtė distribuar Rotarinėve.

Pėr fund, Rotarianėt nė Kosovė janė tė udhėhequr me urtėsinė/menēurinė e Testit 4 Kahėsh. Ėshtė nė besimin tonė se Testi 4 Kahėsh bashkon Rotarianėt duke promovuar tė vėrtetėn, tė drejtėn, vullnetin dhe shoqėrimin mė tė mirė.

I juaji nė Rotary,
Neshad R. Asllani, MPHF
Kryetar Themelues, Rotary Club Peja, 2006-2007
Assistant i Guvernatorit tė Distriktit, 2007-2008, 2008-2009

 

 
Home SECTION HOME Histories of Rotary Districts & Clubs - www.districthistory.org SEARCH
REGIONS COUNTRIES DISTRICTS RI ARCHIVES FOR CLUBS CLUBS SUBMIT YOUR DISTRICT HISTORY
CHAIR, CALUM THOMSON WEBMASTER GREG BARLOW HISTORY CALENDAR COMMITTEE WHAT'S NEW? DISCUSSION